Transmetuar më 22-05-2020, 14:00

Një avion me pasagjerë i një kompanie ajrore në Pakistan, është rrëzuar duke u përplasur teksa ishte në fazë ulje.

Ngjarja e rëndë u shënua mesditën e sotme në aeroportin e Karachi, në juglindje të Pakistanit.

Në bordin e avionit Airbus A-320, ndodheshin 99 pasagjerë dhe 8 pjesëtarë të ekuipazhit.

“Ishte vetëm pak minuta minutë larg aeroportit, kur u rrëzua në një zonë të banuar”, deklaroi zëdhënësi i Autoritetit të Aviacionit Civil në Pakistan, Abdul Sattar.

Ai nuk pranoi të japë të dhëna lidhur me viktimat, duke thënë se do të ishte e nxituar të flitej para kohe.

Sipas dëshmitarëve, avioni tentoi që të ulej të paktën dy herë para se të përplasej. /a.y/noa.al