Transmetuar më 22-05-2020, 15:07

Kryedemokrati Lulzim Basha përdori të njëjtat fjalë si Presidenti Ilir Meta, duke thënë se “Maska e Edi Ramës ka rënë njëherë e përgjithmonë”.

Ai deklaroi nga selia blu, se Edi Rama po kërkon që të pengojë reformën zgjedhore dhe se kërkon ta hedhë në erë atë.

Kreu i opozitës tha se loja e Edi Ramës me shpresën se duke shkatërruar Teatrin Kombëtar do të shkatërronte dhe Reformën Zgjedhore dhe të merrte peng procesin e integrimit tani doli zbuluar.

“Të gjithë e kanë parë këtë plan mafioz që ka për qëllim të pengojë reformës zgjedhore dhe integrimin e vendit. Ne jemi të vendosur që të mos e lejojmë këtë. Partia Demokratike dhe opozita e bashkuar është e vendosur që ti japë mundësinë shqiptarëve një orë e më parë garancitë për t’iu drejtuar kutive të votimit dhe për tu bashkuar në jë votë plebishitare për të larguar këtë të keqe. Ne nuk do ta braktisim reformën zgjedhore.  Ne nuk jemi larguar asnjëherë që tani të rikthehemi dhe nuk e kemi braktisur, por situata e këtrkonte të mos ishim pjesë e saj”, u shpreh Basha. /a.y/noa.al

Meta: Maskat kanë rënë! Hetim ndërkombëtar për reformën në drejtësi