Ambasada e Francës informon për fluturim të posaçëm Tiranë-Paris-Tiranë
Transmetuar më 22-05-2020, 16:57

Ambasada e Francës në Shqipëri njoftoi sot se në datën 5 qershor 2020, do të kryhet një fluturim i posaçëm nga aeroporti Paris Charles de Gaulle drejt atij të Tiranës.

Ky fluturim është i mundshëm për pasagjerët, të cilët kanë mbetur të bllokuar pas mbylljes së kufijve nga pandemia globale të COVID-19.

Me një shënim në faqen e saj zyrtare, ambasada franceze jep detajet për këto fluturime.

“Për të gjithë të interesuarit, bëjmë me dije se fluturimi i radhës mes Francës dhe Shqipërisë është parashikuar të kryhet në datën 5 qershor 2020, nga aeroporti Paris Charles de Gaulle”, njofton ambasada.

Fluturimi nga Tirana drejt Parisit do të bëhet në ora 12:00-14:45, ndërsa nga Parisi drejt Tiranës është caktuar orari 15:45-18:15.

Loading...