Transmetuar më 22-05-2020, 18:21

Një aksident ka ndodhur pasditën e sotme në Tiranë.

Policia bën me dije se rreth orës 17:00, te mbikalimi i Saukut, mjeti me drejtues shtetasin S.K ka goditur dhe dëmtuar dy çiklistë.

Ata ishin anës rrugës teksa aksidentalisht u përplasën nga automjeti.

Të dy u dërguan menjeherë në spital, dhe ndodhen nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor dhe shërbimet e policisë po punojnë për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes. /k.k/noa.al/