Transmetuar më 22-05-2020, 19:01

Autoritetet italiane në Romë kanë arritur të zbulojnë një skemë mashtrimi të përdorur nga katër shqiptarë.

Ata aplikonin metoda të sofistikuara për të mashtruar klientë të ndryshëm dhe për t’u marrë atyre paratë.

Hetimet e operacionit kanë zbardhur se ky grup kriminal, duke përdorur 4 platforma trading online ofronin fitime deri në 200% për klientë që investonin në aksione financiare kuota e valuta të huaja.

Derdhja e parave bëhej për një shoqëri londineze me seli në ishujt Marshall.

Pas derdhjes së parë të parave klientët e mashtruar kontatoheshin nga ekspertë fals financiarë, dhe nxiteshin të investonin sistematikisht më tepër për të përfituar më shumë, por pa mundur të rekuperonin as shumën fillestare të investuar.

Mësohet se tre prej tyre janë ndaluar, ndërsa një tjetër është shpallur në kërkim. Nga ky aktivitet ata kishin përfituar qindra mijëra euro. /k.k/noa.al/