Transmetuar më 22-05-2020, 20:17

Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit zhvilloi sot një protestë në qytetin e Durrësit, teksa u mblodhën edhe firma për rindërtimin e Teatrit Kombëtar.

Pas përfundimit të tubimit, janë proceduar në gjendje të lirë 2 organizatorë, për "Organizim dhe pjesëmarrje në manifestime dhe grumbullime të paligjshme"

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Durrës, proceduan në gjendje të lirë shtetasit:

Robert Budina, 56 vjeç, dhe Ferdinand Xhaferri, 56 vjeç, banues në Tiranë.

Ata, në datë 22.05.2020, rreth orës 17:30, në lagjen nr.11, Durrës, kanë organizuar tubim të paligjshëm, thotë policia. /k.k/noa.al/