Transmetuar më 22-05-2020, 20:54

Sipas të dhënave të Institutit të Statistikave, Shqipëria po bën hapa pas në indeksin e zhvillimit njerëzor.

Kjo për shkak se shëndeti i popullatës po përkeqësohet dhe niveli i vdekshmërisë foshnjore po vjen gjithnjë në rritje.

Gjatë vitit 2019, niveli i vdekshmërisë foshnjore arriti në 10.3% për 1 mijë lindje, nga 8.9% që ishte në 2018-n.

Shkaku kryesor ishin ndërlikimet që foshnjat pësojnë gjatë apo pas lindjes.

Sipas të dhënave zyrtare sëmundjet e qarkullimit të gjakut dhe tumoret janë shkaku kryesor i vdekjeve tek burrat ndërsa sëmundjet e papërcaktuara zënë vendin e parë për jetët e humbura te femrat. /k.k/noa.al/