Transmetuar më 23-05-2020, 09:21
Nena e femijes se ndjere

Dy persona janë arrestuar nga policia e Beratit, pasi një fëmijë 4 vjeç humbi jetën këtë të premte nga kontakti me rrymën elektrike, duke luajtur në lulishten në pedonalen e qytetit.

Ndalohen drejtori i shërbimeve në Bashkinë e Beratit dhe përgjegjësi i ndriçimit në zonat urbane, si dhe procedohen në gjendje të lirë 4 elektricistët e bashkisë.

Nga hetimet e kryera lidhur ngjarjen e ndodhur në lulishten në pedonalen e qytetit Berat, në bashkëpunim me Prokurorinë u bë ndalimi i Poli Ikonomi, 32 vjeç, me detyrë drejtor i shërbimeve në Bashkinë e Beratit dhe Llazar Hoxholli, 61 vjeç me detyrë përgjegjës i ndriçimit në zonat urbane, të dy banues në Berat.

Arrestimi i tyre u bë pasi, i mituri i komunitetit rom me iniciale A. Brahimasi, 4 vjeç, duke luajtur në lulishten në pedonalen e qytetit të Beratit, ka gjetur vdekjen si pasojë e kontaktit me rrymën elektrike.

Po në vijim të veprimeve u proceduan penalisht në gjendje të lirë shtetasit F. T., H. I., E. B. dhe M. K., të katërt me detyrë elektricist pranë Bashkisë Berat.

Ndaj të dyshuarve hetimet janë në vijim, ndërkohë që materialet iu referuan Prokurorisë së Beratit, për veprën penale “Shpërdorim detyre”. /a.y/noa.al

E rëndë në Berat! Fëmijën 4 vjeç e zë korrenti duke lozur në lulishte, gjen vdekjen