Reforma zgjedhore, PD-LSI i shkruajnë Gjiknurit: Të mblidhemi në tryezë të hënën
Transmetuar më 23-05-2020, 10:40

Një ditë pasi bashkëkryetari socialist i komisionit të reformës zgjedhore, Damian Gjiknuri i dërgoi një letër përfaqësuesit demokrat Oerd Bylykbashi dhe atij të LSI, Petrit Vasili, vjen reagimi.

Bylykbashi dhe Vasili i kanë dërguar një letër Gjiknurit dhe përfaqësueses së opozitës parlamentare, Rudina Hajdari, ku kërkojnë që tryeza e grupit politik të mblidhet të hënën e 25 majit.

Në letër thuhet se rifillimi i procesit më 11 maj është goditur vazhdimisht nga deklarata dhe veprime që kanë shkaktuar krizë politike dhe që qartazi, kanë patur si qëllim shkatërrimin e këtij procesi jetik politik.

“Por, pavarësisht këtyre veprimeve të qëllimshme, Opozita e Bashkuar nuk do të heqë dorë nga objektivi i saj për të përmbushur pa vonesë obligimin e saj para shqiptarëve për zgjedhje demokratike. Deklarimet tuaja se është gjetur kompromisi për një sërë çështjesh janë të pavërteta dhe synojnë vetëm fshehjen e të vërtetës që deri më sot nuk ka kompromis për çështjet themelore, për të cilat Opozita e Bashkuar ka paraqitur propozime konkrete”, thuhet ndër të tjera. /a.y/noa.al

“Zgjedhorja”, Gjiknuri fton në tryezë më 26 maj Bylykbashin dhe Vasilin

Loading...