Transmetuar më 23-05-2020, 11:30

Organizata Europa Nostra, vlerëson rolin e Presidentit Ilir Meta në angazhimin në mbrojtje të trashëgimisë kulturore, duke u ndalur tek shembja e Teatrit Kombëtar.

Me anë të një mesazhi në Twitter, Europa Nostra shkruan, “Ne e përshëndesim angazhimin e fortë të Presidentit Ilir Meta për trashëgiminë kulturore si një burim kryesor për të ardhmen evropiane të Shqipërisë. Ne gjithashtu e falënderojmë atë për njohjen e rolit kyç të shoqërisë civile për ndërtimin e shoqërive demokratike. Teatri Kombëtar është një simbol i këtyre vlerave!”.

Ky mesazh vjen pasi ditën e djeshme, kreu i shtetit zhvilloi bashkëbisedim mr video-konference, me përfaqësuesit e “Europa Nostra”, Zëvendëspresidentin ekzekutiv, z. Guy Clausse, Sekretaren e Përgjithshme, znj. Sneska Quaedvlieg-Michailovic, dhe anëtarin e bordit, Profesor Paolo Vitti. /a.y/noa.al

Presidenti Meta flet me përfaqësuesit e “Europa Nostra”, ka një kërkesë për organizatën