Tym dhe hi nga Etna, reja vullkanike arrin 4.500 metra
Transmetuar më 23-05-2020, 12:00

Një aktivizim i papritur i vullkanit Etna në Itali, u shënua mëngjesin e kësaj të premteje.

Shpërthimi i fundit shkaktoi një re të madhe vullkanike me tym dhe hi, e cila arriti në 4500 metra lartësi.

Aktiviteti i nxjerrjes së llavës dhe tymit nga krateri, zgjati për afro tre orë.

Etna është vullkani më i rrezikshëm dhe me aktivitetin më të lartë në Europë.

Shpërthimet e djeshme sipas shoqatës së vullkanologjisë në Itali janë në vazhdën e aktivitetit, pasi prej muajsh tashmë vullkani Etna ka shfaqur aktivizime të herë pas hershme. /a.y/noa.al

Loading...