Meta ktheu në Kuvend ligjin për portin privat, PD: I drejtë, të mos lejohet falja e pasurive pa garë
Transmetuar më 23-05-2020, 14:18

Partia Demokratike përshëndet vendimin e Presidentit Ilir Meta, i cili ktheu në parlament “koncesionin antikushtetues dhe antiligjor për kthimin e Porto Romanos në një port privat për oligarkët e Edi Ramës”.

Në një deklaratë zyrtare, PD thotë se vendimi i Presidentit është i drejtë dhe mbron interesin publik duke mos lejuar grabitjen dhe faljen e pasurive të vendit pa garë dhe në kundërshtim me ligjin tek një grusht klientësh të hajdutit ordiner Edi Rama.

Sipas PD, ky vendimi korruptiv dhe i paligjshëm që u mor në mes të krizës ekonomike kur mbi 100 mijë vende pune u mbyllën dhe mijëra familje e biznese u braktisën dhe u lanë në mjerim, është një akt tradhëtie kombëtare nga Edi Rama, “hajduti i babëzitur dhe armiku i mirëqenies së shqiptarëve”.

Në mbyllje thuhet se Parlamenti dhe qeveria e re e dalë nga votat e shqiptarëve do ta anulojë këtë vendim të paligjshëm dhe do t’i vendosë të gjithë përgjegjësit para drejtësisë. /a.y/noa.al

Meta kthen në Kuvend ligjin për portin në Porto Romano: Shmang konkurrencën

Loading...