Pak ditë para lindjes, Jonida Vokshi shkon në det: Më në fund…
Transmetuar më 23-05-2020, 14:44

Brenda pak ditësh moderatorja e njohur Jonida Vokshi do të bëhet nënë për herë të parë.

Por teksa shumë shpejt do të nisin angazhimet me bebin, ajo nuk i ka kursyer vetes vajtjen në det.

Këtë të shtunë ajo ka zgjedhur detin në zonën e Malit të Robit për të pushuar.

“Më në fund zbarkuam”, shkruan Jonida, teksa ndan një foto duke mbajtur barkun me dorë.

Moderatorja është në pritje të një vajze, si fryt i martesës me regjisorin nga Kosova, Besnik Krapi, teksa barku është rritur thuajse në maksimumin e tij. /a.y/noa.al

Loading...