Guatemala kundër Trump: Na “mbyti” me të infektuar me koronavirus
Transmetuar më 23-05-2020, 15:41

Guatemala sulmon Presidentin amerikan, Donald Trump, për shkak të dëbimeve nga SHBA të emigrantëve të prekur me koronavirus.

Presidenti Alejandro Giammattei, deklaron se dëbimet kanë vendosur nën presion qendrat e vendit dhe kanë dobësuar sistemin shëndetësor.

“Guatemala është një aleat i SHBA, por SHBA-të nuk janë aleat të Guatemalës. E kuptoj që duan të kthejnë në vendet e tyre njerëz, por ajo që nuk kuptojmë është se po na nisin avionë të mbushur me të infektuar”, deklaroi Giammattei.

Nga 2743 të infektuar në Guatemalë, autoritetet konfirmojnë se mbi 100 janë emigrantë të kthyer nga SHBA.

Kryeministri i Guatemalës, mjek me profesion, tha ndër të tjera se “Nëse duam ta luftojmë bashkë këtë virus, duhet të jemi të ndershëm. Kemi parë që SHBA ka ndihmuar shtete të shumta me respiratorë, ndërkohë që ne nuk kemi marrë as edhe një maskë”. /a.y/noa.al

Loading...