Transmetuar më 23-05-2020, 16:53

Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur mbrëmjen e kaluar në Korçë, ku një fëmijë, vajzë 4-vjeçare, është tentuar të rrëmbehet ndërsa ishte me nënën e saj.

Kanë qenë banorë të zonës ata që kanë arritur ta shpëtojnë.

Xhoniel Qelemeni është banor i lagjes ku ndodhi ngjarja.

Për mediat ai ka treguar se si arrit që ta shpëtonte vogëlushen nga duart e të riut.

Ai thotë se e ka ndjekur me vrap autorin deri sa ka marrë vajzën dhe se ajo ishte e trembur.

“Ishte e ëma dhe vajza kaluan këtu në rrugë. Unë isha me dy shokë, po rrija te bordurat, pashë një tip që kaloi këtu, edhe vajti nga mbrapa ta rrëmbente çupën. I thirrëm ne çfarë bën ti dhe ai u tremb, ne e ndoqëm me vrap, nuk e njihja si person. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 09:20. E ndoqa me vrap djalin ai u lodh, me disa shokë e zumë, e kapën, rastisi që kaloi edhe policia edhe e kapën. Nëna po thërriste, u tremb, u tromaks. Unë pastaj vajta e pyeta a e ke gjë këtë djalin se mos e kishte të afërm. Në ato momente vajza ishte e trembur. Në këtë lagje nuk kishte ndodhur më parë kjo gjë”, tha i riu./noa.al/