Aktorja: Komshia ka më shumë merak për burrin se mami im
Transmetuar më 23-05-2020, 17:53

E ftuar në Pop Culture ka qenë Ina Gjonci e cila ka diskutuar për programin e saj më të ri “Stand Up with Ina”, dhe është ngacmuar paksa nga Kilda për jetën e saj personale, për të cilën Ina ka treguar se vazhdon të jetë vetëm.

Por a e pyet mami shpesh atë kur do martohesh, duke qenë se kjo është një pyetje që vazhdon të bëhet rëndom.

“Mami jo, por sië e kam thënë në Stand Up, komshia e katit të 4, behet më shumë merak, pyet gjithmonë kur do martohem, edhe nëse unë do të shpik vaksinën e Covid ajo do thotë:

Bravo po prap nuk ke një burrë”- ka thënë Ina duke qeshur.

Loading...