Transmetuar më 23-05-2020, 18:55

Italia konfirmon 119 jetë të humbura nga koronavirusi në 24 orët e fundit.

Lajmi bëhet i ditur nga autoritetet e Mbrojtjes Civile Italiane.

Pas konfirmit të shifrave të fundit, numri total i të vdekurve ka shkuar në 32,735.

Sot numri i të shëruarve në Itali ishte 2120 teksa numri i përgjithshëm i tyre ka shkuar në 138.840

Autoritetet raportuan gjithashtu se sot u regjistruan edhe 669 raste të reja pozitiv për një total prej 229.327.

Në Rajonin e Lombardisë sot u regjistruan 56 viktima nga koronavirusi dhe 688 të shëruar, për një total prej 45 355./noa.al/