Transmetuar më 23-05-2020, 19:53

Bllokimi i levizjeve në Liqenin Artificial në Tiranë, ka sjellë indinjatën e disa qytetarëve.

Një protestë është zhvilluar sot tek Liqeni Artificial në Tiranë pasi ky i fundit është mbyllur këtë fundjavë.

Qytetarët kanë thyer me forcë perimetrin e Policisë dhe kanë hyrë të bëjnë shëtitje.

Policia nga ana tjetër është përpjekur t’i ndalojë por nuk kanë mundur.

Qytetarët kanë qenë familjarë por edhe të rinj që nuk kanë dashur bllokimin e Liqenit Artificial.