Transmetuar më 23-05-2020, 20:38

Aleanca për mbrojtjen e Teatrit zhvilloi një tubim në qytetin e Shkodrës ku dhe mblodhën firmat e qytetarëve për ndërtimin e Teatrit kombëtar ashtu siç ishte dhe në të njëjtin vend.

Përfaqësuesit e Aleancës u mblodhën te teatri Migjeni të mbështetur nga qytetarët shkodranë. Shkodra ishte qyteti i tretë për firmosjen e peticionit pas Tiranës e Durrësit, ku vetëm një ditë më parë Aleanca mblodhi firmat.

Përfaqësuesit e Aleancës kërkuan nga organet e drejtësisë një hetim të drejtë dhe vendosjen para përgjegjësisë për kryeministrin Edi Rama dhe kreun e bashkisë së Tiranës Erion Veliaj.

Publiée par Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit – zyrtare sur Samedi 23 mai 2020