Transmetuar më 24-05-2020, 00:45

Panik e ulërima janë dëgjuar mbrëmjen e djeshme në lagjen 17 të qytetit të Korçës, kur një djalë rreth 20 vjeç ka tentuar t’i rrëmbejë nga duart një nëne, vajzen e saj 4-vjeçare.

Incidenti i rëndë ndodhi rrreth orës 22:00 të së premtes. Fëmija ishte pranë mamasë në momentin që djali i është afruar dhe e ka tërhequr fëmijën për ta marrë me vete, por vetëm disa metra larg nga vendi i ngjarjes i kanë dalë përpara banorët e lagjes, që ia kanë marrë të voglën nga duart.

Banorët kanë njoftuar policinë, e cila e arrestoi menjëherë 20-vjeçarin pasi mori dhe dëshmi nga ata që e panë skenën plot ankth.

Sipas banorëve, jo zyrtarisht nga profesionistë të fushë, 20-vjeçari që sulmoi thuhet se ka probleme të shëndetit mendor. Ende nuk jepet identiteti i tij.

Shpëtoi 4-vjeçaren, ky është i riu “hero” në Korçë

Momente frike e ankthi. Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur mbrëmjen e kaluar në Korçë, ku një fëmijë, vajzë është tentuar të rr.ëmbehet ndërsa ishte me nënën e saj.

Kanë qenë banorë të zonës që kanë arritur ta shpëtojnë.

Xhoniel Qelemeni, banor i kësaj lagjeje, tregon se si arriti të shpëtojë vajzën nga duart e rrëmbyesit. Ai thotë se e ka ndjekur me vrap autorin deri sa ka marrë vajzën dhe se ajo ishte e trembur.

“Ishte nëna dhe vajza kaluan këtu në rrugë. Unë isha me dy shokë, po rrija tek bordurat, pashë një tip që kaloi këtu, vajti të rrëmbente çupën.

I thirrëm ne dhe ai u tremb, ne e ndoqëm me vrap, ngjarja ka ndodhur rreth orës 09:20.

Djalin nuk e njihja, e ndoqa me vrap derisa u lodh, më ndihmuan edhe shokët, e kapëm. Në ato momente ka ndaluar policia.

Nëna po thërriste, u tremb, u tromaks. Në ato momente vajza ishte e trembur. Në këtë lagje nuk kishte ndodhur më parë kjo gjë”, tha i riu.

Ngjarja ndodhi mbrëmjen e së premtes në lagjen 17 të qytetit të Korçës.