Transmetuar më 24-05-2020, 08:20

 

Një i ri është ekzekutuar me armë zjarri në orët e para të mëngjesit, në qytetin e Vlorës. Viktima është 25-vjeçari Kristian Breshanaj, që sapo ishte kthyer nga Belgjika.

Ai ishte duke u kthyer për në shtëpi teksa u qëllua për vdekje në zonën e “Ujit të Ftohtë”.

I riu është goditur nga një distancë e afërt nga disa persona brenda që lëviznin me një automjet i llojit BMV me targa greke, e cila më pas është djegur nga autorët e krimit.

Në brendësi të saj është gjetur e djegur një armë e llojit kallashnikov, e cila është përdorur gjatë atentatit.

25-vjeçari është personazh i njohur për policinë pasi më herët është ndaluar me lëndë narkotike. Pesë plumbat në trup kanë rezultuar fatalë për jetën e tij.

Policia gjatë natës ka shoqëruar 12 persona në cilësinë e dëshmimtarëve okular.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë vijon punën për grumbullimin e çdo prove të vlefshme me qëllim zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve. /k.k/noa.al/