Transmetuar më 24-05-2020, 09:02

Një person është plagosur me armë zjarri pak pas mesnate.

Ngjarja është raportuar të ketë ndodhur rreth orës 01:00, tek ish-Fabrika e Letrës, në Kavajë.

Për motive të cilat ende nuk dihen është plagosur me armë zjarri në këmbë, shtetasi M.Xh., 29 vjeç, i cili u dërgua në spitalin e Durrësit.

Si autor i dyshuar i ngjarjes është shtetasi V.H., 27 vjeç, banues në Kavajë, i cili fillimisht është larguar nga vendi i ngjarjes, por pas një orë e gjysmë është bërë shoqerimi i tij për në ambientet e Komisariatit të Policisë Kavajë.

Vijon puna për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes. /k.k/noa.al/