Transmetuar më 24-05-2020, 09:38

Detaje të reja dalin nga vrasja e të riut në qytetin e Vlorës. Mësohet se 25-vjeçari Kristjan Breshanaj është djali i një mjeku të njohur në qytetin bregdetar.

Pak metra larg banesës së tij, mbi trupin e të riut u zbrazën pesë plumba nga një kallashnikov.

Për ngjarjen e rëndë janë shoqëruar mbi 15 persona, por deri tani nuk ka asnjë të dyshuar.

Breshanaj sapo ishte kthyer nga Belgjika dhe është personazh i njohur nga policia e Vlorës.

Sa i përket ngjarjes, autorët janë kujdesur që të mos lënë gjurmë duke djegur makinën dhe armën e krimit.

Aktualisht policia po heton rreth ngjarjes së rëndë që tronditi Vlorën në këtë ditë të shënuar për besimtarët myslimanë, siç është Fitër Bajrami. /k.k/noa.al/

Ekzekutohet me armë një i ri, autorët djegin makinën dhe ikin