Transmetuar më 24-05-2020, 10:00

Ky është i riu që u vra në Vlorë, pak metra larg banesë së tij te “Uji i Ftohtë”.

Ngjarja e rëndë ndodhi rreth orës 01:00 të mëngjesit, ku i riu u qëllua me breshëri kallashnikovi nga një automjet.

Kristjan Breshanaj sapo ishte kthyer nga Belgjika dhe është personazh i njohur nga policia e Vlorës.

Sa i përket ngjarjes, autorët janë kujdesur që të mos lënë gjurmë duke djegur makinën dhe armën e krimit.

Aktualisht policia po heton rreth ngjarjes së rëndë që tronditi Vlorën në këtë ditë të shënuar për besimtarët myslimanë, siç është Fitër Bajrami. Në galeri shihni fotot pas ngjarjes. /k.k/noa.al/

Hetimet

në vendngjarje u gjetën 10 gëzhoja, ndërkohë 5 plumba kanë goditur trupin e viktimës. I riu është goditur nga një distancë e afërt nga një automjet i llojit BMW me targa greke e cila me pas është gjetur e shkrumbuar nga flakët në lagjen 10 Korriku në Vlorë. Në brendësi të saj është gjetur e djegur një armë e llojit kallashnikov e shkrumbuar nga flakët me të cilën dyshohet se është ekzekutuar i riu.

Kush është Kristiani?

25 vjeçari eshte vënë në pranga nga Policia e Vlorës më 23 qershor 2014, pasi në kushtet e flagrancës ju gjendën lëndë narkotike. Gjithashtu, drejtonte mjetin tip ‘Volkswagen’ me targa AA 225AN pa leje drejtimi. Atehere ai u arrestua së bashku me një person tjetër për veprat penale, ”Prodhime dhe shitje të lëndëve narko tike ,si dhe ”Drejtimi i automjetit ne drejtim te parregullt”.

Mësohet se babai i tij punon si mjek në spitalin rajonal të Vlorës, mjek reanimator prej vitesh në këtë spital.  12 te shoqeruar – Policia gjatë natës ka shoqëruar 12 persona në cilësinë e dëshmimtarëve okularë. Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë vijon punën për grumbullimin e çdo prove të vlefshme me qëllim zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve.

Vrasja në Vlorë, detaje të reja nga ekzekutimi i të riut

Ekzekutohet me armë një i ri, autorët djegin makinën dhe ikin