Transmetuar më 24-05-2020, 06:48

Këshilltari për tregtinë në Shtëpinë e Bardhë, Peter Navarro, tha në një intervistë për rrjetin amerikan ABC, se Kina e dërgoi virusin mes linjave ajrore, duke aluduar se "na kanë spërkatur” dhe në vazhdim shtoi se Kina, me avionë dërgoi qindra mijë kinezë në Europë, në Amerikë dhe në botë për të përhapur virusin. Një akuzë e drejtpërdrejtë që nuk ngurroi ta bënte nga televizioni i majtisto-globalistëve amerikanë, mbështetës të ‘Deep State’.

Navarro i tha ‘ABC News’-it se pas mburojës që quhet Organizata Botërore e Shëndetësisë, për më shumë se dy muaj Kina e fshehu ekzistencën dhe alarmin e pasojave të koronavirusit dhe rendi ta përhapte atë përmes ajrit, ndërkohë që duhet të kishte izoluar Wuhan-in dhe të gjithë Kinën. Por jo! Nuk veproi kështu, por e kaloi virusin, që vetë e nxorri nga laboratori dhe e ktheu në pandemi botërore.

Një raport katër faqësh i Departamentit të Inteligjencës për Sigurinë e Brendshme, i datës 1 maj 2020 dhe i marrë nga “Associated Press”, thotë se udhëheqësit kinezë e bënë gjithçka të qëllimshme dhe për këtë nuk ka më dyshime.