Transmetuar më 24-05-2020, 10:47

Ndërkombëtarët e akredituar në Tiranë kanë përcjellë urimet e tyre për besimtarët, me rastin e festës së Fitër Bajramit.

Edhe ambasadori i BE-së Luigi Soreca ka përcjellë urim në këtë ditë të shënuar të kalendarit Islam.

Përmes një postimi në Tuiter, Soreca uron që sakrificat dhe përkushtimi gjatë muajit të Ramazanit, të sjellin më shumë paqe, shëndet e lumturi për shqiptarët.

“Gëzuar festën e Fitër Bajramit për të gjithë ata që festojnë sot!

Uroj që sakrificat dhe përkushtimi gjatë muajit të shenjtë të Ramazanit në këto periudha të vështira të sjellin më shumë paqe, shëndet dhe lumturi për familjet tuaja dhe për të gjithë shqiptarët.”, ka shkruar diplomati i BE-së. /k.k/noa.al/