Transmetuar më 24-05-2020, 11:22

Një i ri nga fshati Gojan i Madh i Pukës është arrestuar nga policia. 23-vjeçari Besnik Gjoni, qëllonte shpesh me armë zjarri në ajër, duke shqetësuar banorët e zonës.

“U bë i mundur identifikimi, lokalizimi dhe arrestimi në flagrancë i shtetasit B. Gj. 23 vjeç, banues në fshatin Gojan i Madh, Pukë”, sqaron policia.

Ky person, kishte qëlluar disa herë në ajër, me një armë zjarri kallashnikov, duke krijuar panik te banorët e zones, të cilët shpesh ishin ankuar.

Autoritetet lokale kanë bërë të mundur gjetjen dhe sekuestrimin e armës së zjarrit me të cilën 23-vjeçari kishte shtënë në ajër.

Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Pukë, për veprën penale “Mbajtja pa leje e armëve dhe municionit”. /k.k/noa.al/