Transmetuar më 24-05-2020, 11:59

Të tjera detaje dalin në dritë nga plagosja me armë zjarri e një 29-vjeçari gjatë natës në Kavajë. Ngjarja ndodhi rreth orës 01:00, tek ish fabrika e letrës, në Kavajë.

Mario Xhafa fill pas plagosjes u dërgua drejt Spitalit të Durrësit për të marrë ndihmë mjekësore, ndërsa ndodhet jashtë rrezikut për jetën, ku raportohet se ka marrë një plumb në këmbë.

Për rastin ka folur për Balkan Web edhe nëna e të riut.

Ajo tha se djali i saj kishte dalë nga shtëpia në mbrëmje për t’u qethur tek berberi. Ajo është shprehur se dali i saj nuk ka pasur probleme apo konflikte me njeri dhe se ai nuk ishte objektivi i sulmit por ndodhej rastësisht aty.

Si policisë, autor i dyshuar i ngjarjes është 27-vjeçari Viskont Hysi, banues në Kavajë, i cili fillimisht është larguar nga vendi i ngjarjes, por pas një ore e gjysem ndjekje dhe kerkimesh është bërë shoqerimi i tij për në ambientet e Komisariatit të Policisë Kavajë.

Nga dëshmia e tij pritet të mësohet më shumë mbi motivet e ngjarjes.

Plagoset me armë një person, autori kapet pas disa orësh