Transmetuar më 24-05-2020, 15:57

Këto janë pamjet dramatike të rrëzimit të një avioni në Pakistan, ku u vranë të paktën 38 persona.

Drejtori i Përgjithshëm i kompanisë ajrore tha se fluturimi nga Lahore po transportonte gjithsej 99 pasagjerë dhe anëtarë të ekuipazhit, shkruan CNN.

Zëvendësdrejtori i Përgjithshëm i PIA-s, Marshal Arshad Malik tha se linja ajrore po kërkon për trupat e të vdekurve duke u koordinuar me spitalet lokale, një procedurë që do të zgjasë të paktën dy ditë.

Shefi i linjës ajrore ende nuk mund të konfirmonte pse aksidenti ndodhi, por tha se do të ketë një hetim.

Ngjarja e rëndë ndodhi dy ditë më parë. /k.k/noa.al/