Transmetuar më 24-05-2020, 16:48
Foto ilustruese

Një vajzë e re i dha fund jetës ditën e sotme duke kryer vetëvarje në banesën e saj.

Ngjarja ndodhi në Maliq, në fshatin Orman, Pojan, raporton noa.al duke cituar burime nga policia e qarkut Korçë.

Almesa Maloku, 21 vjeçe, është gjetur e pajetë nga familjarët e saj. Policia tha se dyshojnë që e ndjera të jetë vetëvarur.

Grupi hetimor tha se po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes. /noa.al/