Transmetuar më 24-05-2020, 17:41

Ndërron jetë në moshën 80-vjeçare ish-deputeti i Partisë Socialiste në Korçë, Niko Faber.

Faber mësohet se  ka ndërruar jetë për si pasojë e një ataku kardiak.

Për humbjen nga jeta të ish-deputetit ka reaguar presidenti Ilir Meta ku shkruan:

"Kontributi i tij publik, si në Korçë dhe në nivel kombëtar do mbetet gjithmonë i nderuar. Do na marrë malli gjithnjë e më shumë për burra të tillë, patriotë, me dinjitet dhe kontribut qytetar.Jam pranë familjes Faberi, të afërmve dhe të gjithë miqve të tij në këtë ditë tragjike. I përjetshëm kujtimi i tij!

Niko Faber ka përfaqësuar qarkun e Korçës për dy mandate deputeti rresht në Kuvendin e Shqipërisë./noa.al/