Transmetuar më 24-05-2020, 19:05

Një grua nga qyteti i Durrësit denoncon zhdukjen e së bijës adoleshente.

Sipas denoncimit, vajza 12-vjeçare është larguar nga shtëpia prej një jave.

Ngjarja ka ndodhur në lagjen nr.4, në qendër të Durrësit.

Vajza është larguar në mesnatën e 17 majit, kur flinte tek gjyshja, ku ka dalë nga dritarja e banesës që ndodhet pas Pallatit të Kulturës.

“Jam një nënë nga Durrësi. Kam një hall shumë të madh. Më është zhdukur vajza 12 vjeçe nga shtëpia në të gdhirë të së dielës, në datën 17 maj të javës së kaluar. Inicialet e vajzës janë I.V”, denoncon e ëma.