Transmetuar më 24-05-2020, 19:22

Një punonjës i policisë kaloi momente të vështira ndërsa ishte duke kryer detyrën e tij në plazhet e jugut të vendit.

Ai po u kërkonte plazhistëve që të largoheshin nga deti, por humbi ndjenjat.

Duket se punonjësi i policisë nuk i ka përballuar dot temperaturat e larta.

Videoja e mëposhtme e publikuar nga “Klan” tregon momentin kur policit, kolegët e tij i japin ndihmën e parë.

Ata e mbajnë në krahë dhe e shoqërojnë për të pushuar në hije.

Shihni videon më poshtë: