Transmetuar më 24-05-2020, 20:04

Një emigrant shqiptar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës ka humbur jetën një një aksident.

Zudi Daci që jetonte në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, humbi jetën trágjikisht në një áksident.

I moshuari 79-vjeçar po ecte me biçikletë kur u gòdit nga një kamion rreth orës 08:20 të mëngjesit të së premtes.

Policia ka ndaluar edhe drejtuesin e mjetit që dyshohet se shkaktoi aksidentin, bëhet fjalë pë një 43-vjeçar, Faustino Rebollar-Garcia.

Shqiptari nga Dibra e Madhe, u shpall i vdekur në Qendrën Mjekësore të Universitetit Richmond, ndërsa Rebollar-Garcia u mor në paraburgim kur policia kuptoi se liçenca e tij kishte skaduar.

Zudi Daci, ishte veteran i arsimit në Dibër të Madhe, shkrimtar dhe veprimtar i njohur i këtij komuniteti.

“Ai ishte idhulli im. Ishte në gjendje shumë të mirë. Njeri shumë i mirë dhe kurrë nuk u konfliktua me dikë. Pasi kaloi disa javë shqetësime nga situata e koronavirusit, zgjodhi që të dilte me bicikletë për të qenë në formë", ka thënë nipi i tij Jim Lleshi për mediat amerikane./noa.al/