Transmetuar më 25-05-2020, 08:45

Në një kohë kur dasmat nuk janë lejuar për shkak të situatës së koronavirusit, çifti i njohur i këngëtarëve Marsela Çibukaj dhe Vitmar Basha, janë veshur nuse dhe dhëndër.

Ndërsa bashkëjetojnë prej kohësh, shpesh është përfolur për dasmën e tyre, ata parakaluan në sfilatë si nuse e dhëndër këtë fundjavë.

Një sfilatë e stilistit Joni Peçi, e kishte zgjedhur çiftin për të pozuar si nuse e dhëndër, ndonëse zyrtarisht ata nuk janë martuar.

Teksa duken mjaft të dashuruar, në një intervistë të pak kohëve më parë, Marsela tha se pret ende propozimin.

“Unë si vajzë nuk mund të them se kur e kemi për t’u martuar sepse i përket djalit t’i propozojë vajzës. Presim propozimin dhe unazën dhe pastaj caktohet data,” tha ajo.

Tashmë që provën e kaluan dhe me sukses, mbetet që çifti i njohur të mbajnë edhe dasmën e vërtetë. /a.y/noa.al