Transmetuar më 25-05-2020, 09:19

Këtë të diel 24 maji, modelja bukuroshe shqiptare, Angela Martini, festoi ditëlindjen.

Një nga urimet më të bukura ajo e ka marrë nga i shoqi, biznesmeni rumun Dragos Savulescu.

Duke publikuar fotografi ndjellëse të saj, ai e cilësuan bukuroshen shqiptare, si mbretëreshën e tij ilire.

“Gëzuar ditëlindjen mbretëreshës ilire shqiptare, e cila quhet: Gruaja ime! Në vitin e fundit pashë një ndershmëri dhe forcë tek ty që nuk e kam parë në 1000 burra bashkë. Pashë besën e vërtetë. Ti më provove mua dhe të gjithëve që dashuria jote është e jashtëzakonshme dhe besnikëria jote është e pafund. Ti më ndihmove mua të luftoj dhe fitoj kundrejt një sistemi të tërë të padrejtë. Kur të gjithë donin të më shihnin poshtë, ti më ngrite lart dhe nuk më lejove që të rrëzohesha kurrë. Unë vetë jam një lëvizje, por kur bëhemi bashkë krijojmë një forcë. Ti je gangsterja ime e patrembur, ushtarja dhe luftëtarja ime. Unë e dashuroj mënyrën se si mendja jote ëndërrimtare dhe magjike punon dhe jep jetë. E dashuroj se si mëngjesin e sotëm qave në krahët e mi sepse ti akoma nuk e kishe gjetur Gralin e Shenjtë. Kush mendon kështu? Vetëm ti. Të dua me gjithë zemrën time dhe jam i lumtur dhe mirënjohës që të quaj ty gruan time”, shkruan Dragos.

Teksa kohëve të fundit ishte shkruar se çifti janë ndarë, për shkak se biznesmeni pati probleme me drejtësinë, duket se asgjë nuk është e vërtetë dhe se ata janë mjaft të dashuruar. /a.y/noa.al