Transmetuar më 25-05-2020, 09:35

Reperi Arian Agushi, i njohur ndryshe si Gold Ag, pak javë më parë i dha fund beqarisë në një mënyrë private.

Ai u celebrua me partneren e tij në një ceremoni civile, duke shmangur ahengun e zakonshëm.

Këtë të diel, e cila përkoi me festën e Bajramit, teksa Goldi është besimtar mysliman, ai prezantoi ndjekësit e tij me të shoqen.

Duke publikuar një fotografi të tyre, ai shkroi “Urime prej neve”.

Ai është munduar që gjatë gjithë kohës ta mbajë jashtë vëmendjes së mediave jetën e tij private, por teksa tashmë është zyrtarisht i martuar, nuk e kurseu një lëshim. /a.y/noa.al