Transmetuar më 25-05-2020, 10:11

Hetimet intensive të policisë së Vlorës, pas vrasjes së 25-vjeçarit Kristjan Breshanaj, janë përqendruar në të kaluarën e tij.

I riu u ekzekutua mesnatën mes të shtunës dhe të dielës, në lagjen “Uji i Ftohtë”, pranë zonës së quajtur “7 pallatet”, ku të gjitha dyshimet çojnë në vrasjen e tij me silenciator.

Pas krimit gjatë krehjes së zonës, në një nga rrugicat e lagjes “10 Korriku” Vlorë, efektivët e policisë kanë konstatuar në flakë një automjet, brenda të cilit është gjetur një armë zjarri automatik kallashnikov, e cila dyshohet të jetë arma e krimit.

Nga ana tjetër, viktima Breshanaj rezulton me precedentë kriminal në Belgjikë, ku dhe ka jetuar.

Kjo për shkak të pazareve të drogës, prej të cilave dyshohet se ka ndodhur edhe krimi.

Aktualisht vijojnë hetimet për zbulimin e autorëve, ndërkohë që janë shoqëruar një sërë personash në polici. /a.y/noa.al