Transmetuar më 25-05-2020, 10:36
Foto ilustruese

Një aksident me pasojë vdekjen është shënuar paraditen e sotme në Fushë Krujë.

Rreth orës 09:55, në Fushë Krujë, mjeti tip “Fiat” me drejtuese shtetasen N.G.,33 vjeçe, ka aksidentuar të moshuarin N.N., 73 vjeç, banues në Fushë Krujë ,i cili po lëvizte me biçikletë.

Si pasojë e dëmtimeve të marra, i moshuari ka ndërruar jetë.

Aktualisht grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e aksidentit.

Ndërkohë drejtuesja e automjetit është shoqëruar në polici për veprime të mëtejshme. /a.y/noa.al