Doni të shkoni në Spanjë me pushime? Qeveria nxjerr vendimin kur nisin prenotimet
Transmetuar më 25-05-2020, 12:36
Plazh ne Spanje

Turistët e huaj mund të prenotojnë pushime për në Spanjë, duke nisur nga muaji korrik.

Është ky vendimi i marrë nga qeveria spanjolle, në kuadër të lehtësimit të masave të koronavirusit.

Deklarata u bë nga ministrja e Turizmit, Reyes Maroto, e cila mbështeti rregullin e karantinës për gjithë ata që vijnë nga jashtë në Spanjë.

Kjo masë sipas ministres është e përkohshme dhe që nga korriku, pritet heqja e saj.

Deri më tani në Spanjë, qysh nga nisja e pandemisë, kanë humbur jetën 28.752 persona, ndërsa janë infektuar 282.852. /a.y/noa.al