Transmetuar më 25-05-2020, 13:00

Prej kohësh Lefter Maliqi është treguar kritik ndaj qeverisë së Edi Ramës dhe tashmë si pjesë e opozitës së re parlamentare, i ka shtuar më shumë tonet.

Por qysh pas shembjes së Teatrit Kombëtar, ai nuk i ka kursyer shigjetimet ndaj Kryeministrit Edi Rama, ku së fundmi i ka treguar edhe muskujt nga rinia e tij kur merej me sport, teksa e quan “i dashur armik”.

Ai ka ndarë disa fotografi nga vitet e kaluara kur ishte në formën e tij më të mirë, bashkë me një mesazh.

“Unë artist nuk jam, as di të luaj teatër, as di të pikturoj, por nuk ka sportist të mos e ketë artin në shpirt. Arti, demokracia, liria duan shpirt dhe forcë. Dhe të dyja kanë nevojë të edukohen dhe të ushtrohen. Të mos ishin ngjyrat si do përcaktoheshin skuadrat, logot, medaljet, simbolet e tifozëve? Të mos ishte muzika asnjë zhanër i sportit nuk do kthehej në balet, gjimnastikë, koreografi apo thjeshtë ski.

Sporti e arti janë dy gjuhë universale që hapin e japin mundësi të pafundme për tu shprehur fizikisht, intelektualikisht, emocionalisht.

Po ti i dashur armik nuk njeh asnjërin zhanër, prandaj nuk ke si të kuptosh se si sporti ashtu dhe arti duan shpirt, disiplinë, prani e pavarësi. Ti je dhe do mbetesh tipiku i liderit autoritarist e autokrat. My way or the highway (Rruga ime ose autostrada)”, shkruan Maliqi. /a.y/noa.al