Transmetuar më 25-05-2020, 14:11

Anëtari i Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, Luan Daci, u pezullua nga detyra këtë të diel, me vendim të Gjykatës së Posaçme Antikorrupsion.

Ky vendim erdhi pas provave se gjyqtari ka falsifikuar dokumentet, pasi në vitin 1997 ai është larguar nga puna për paaftësi.

Këtë të hënë Kolegji i Posaçëm i Apelimit, njoftoi se ka pezulluar shqyrtimin e çështjeve ku anëtar i trupës gjykuese është Luan Daci.

Gjithçka deri në vendimin përfundimtar të Gjykatës së Posaçme Antikorrupsion, pas ankimimit të bërë.

“KPA “do të presë vendimin e Gjykatës së Posaçme Apelit kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, dhe ndërkohë do të vazhdojë me çështjet e tjera”, thuhet në njoftim.

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar Tiranë, ka regjistruar procedimin penal Nr.56, viti 2020 për veprën penale “Falsifikimi i dokumenteve”, ndaj Dacit. /a.y/noa.al