Transmetuar më 25-05-2020, 15:05

Këngëtarja Rosela Gjylbegu viteve të fundit nuk ka qenë aq shumë e pranishme në ekran dhe as me këngë të reja.

Ditën e sotme, në një lidhje me ‘Skype’ për ‘Wake Up’ ajo tregoi pse është shkëputur nga muzika prej disa kohësh.

“Kam katër vite pa sjellë këngë të re. Është thjesht impenjimi i punës. I jam përkushtuar punës duke qenë se kam një dinamikë dhe intensitet të madh aty, kështu që e kam vlerësuar në këtë formë, duke qenë se më janë besuar shumë përgjegjësi aty”, tha këngëtarja.

Rosela zbuloi se po punon për një këngë të re dhe prej faktit që ka një mungesë kaq të gjatë, dëshiron që “rikthimi” të jetë në lartësinë dhe zgjedhjen e duhur.

“Nuk është se nuk e kam diskutuar, por kur bën një mungesë dhe do të rikthehesh, duhet të mendosh mirë si duhet të rikthehesh. Kam një kohë të gjatë që flas me disa producentë dhe kompozitorë. Dua të jetë diçka e veçantë”, u shpreh këngëtarja.