Transmetuar më 25-05-2020, 16:42

Lëkura e njeriut është shumë e ndjeshme nga faktorë të jashtëm, ndaj kujdesi për të duhet të jetë maksimal.

Një ndër periudhat ku duhet të keni më shumë kujdes është ajo gjatë plazhit.

Por një burrë nga Skocia ka bërë ndoshta gabimin e jetës kur u lye me vaj gatimi në plazh.

Pas disa kohësh atij iu shfaq një shenjë e madhe në hundë, dhe zbuloi se ishte prekur nga kanceri i lëkurës.

Les Chadderton filloi të vinte re njolla në hundën e tij dhe gjakdërdhje të shpeshtë. Ai e kuptoi se diçka nuk ishte në rregull dhe bëri në një vizite me një mjek. Brenda 5 minutave mjeku e kuptoi se ai kishte melanoma.

Ai iu nështrua një operacioni për të hequr tumorin nga hunda por sërish i mbetën qeliza kancerogjene dhe iu nështrua një operacioni të dytë për t’i hequr.

Nga operacionet e kryera Les mbeti me një vrimë të madhe në hundën e tij që u shërua pas shumë muajsh.

Imazhin e rëndë e ka publikuar për të dhënë mesazh te të tjerët. /k.k/noa.al/