Transmetuar më 25-05-2020, 17:34

Një aksident i frikshëm ka ndodhur sot në Bulqizë.

Një 30-vjeçar, me inicialet B.Ll, po udhëtonte me motor teksa u përplas me një shtyllë ndriçimi anës rrugës.

Përplasja ka qenë e fortë, fakt ky që vërtetohet nga dëmtimi i shtyllës.

Edhe motori është dëmtuar keq, teksa i riu pasi ka “fluturuar” në ajër ka rënë me forcë në tokë.

Pasi u dërgua në spitalin e Bulqizës nga kalimtarë të rastit, është transportuar me helikopter në Tiranë.

Nuk dihen shkaqet e ngjarjes.  /k.k/noa.al/