Transmetuar më 25-05-2020, 18:17

Në 24 orët e fundit Italia ka shënuar bilancin më pozitiv sa i përket koronavirusit në vend.

Autoritetet shëndetësore raportojnë për 92 jetë të humbura, si asnjëherë më parë që nga shpërthimi i pandemisë.

Nga testimet e kryera 300 raste kanë rezultuar pozitive me koronavirus.

Sa i përket të shëruarve, ata janë 1 mijë e 502 në 24 orët e fundit.

Pacientë aktivë pozitivë aktualisht janë 55 mijë e 300. /k.k/noa.al/