Transmetuar më 25-05-2020, 18:30
Foto ilustruese

Një fëmijë është aksidentuar për vdekje ditën e sotme në fshatin Jubë të Durrësit.

Ngjarja tragjike ka ndodhur pasdite në orën 16:05, teksa 8-vjeçari u përplas nga një makinë.

Për ngjarjen është arrestuan shtetasi Q.N.,66 vjeç, banues në Sukth.

Duke drejtuar mjetin tip furgon, ai ka aksidentuar fëmijën me inicialet G.G., 8 vjeç.

Ky i fundit po ecte me biçikletë dhe përplasja ka qenë fatale për jetën e tij.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës. /k.k/noa.al/