Transmetuar më 26-05-2020, 08:41
Tedros Adhanom Ghebreyesus

Organizata Botërore e Shëndetësisë ka pezulluar për momentin trajtimin anti Covid-19, me hidrosiklorokinë, si pasojë e disa studimeve të cilat treguan shkallë të lartë vdekshmërie gjatë trajtimit me të.

Ky fakt u bë me dije nga drejtori i përgjithshëm i OBSH, Tedros Adhanom Ghebreyesus.

“Të premten, revista shkencore ‘Lancet’, publikoi një studim lidhur me monitorimin e hidrosiklorokinës dhe efektet që kishte tek pacientët me koronavirus të shtruar në spital. Autorët pretendojnë se mes pacientëve që u trajtuan me këtë ilaç, shkalla e vdekshmërisë ishte më e lartë”, u shpreh Adhanom Ghebreyesus. /a.y/noa.al

Koronavirusi, studimi: Klorokina shton rrezikun e vdekshmërisë