Transmetuar më 26-05-2020, 14:58

Rudina Hajdari, në cilësinë e përfaqësueses së opozitës parlamentare në Këshillin Politik të reformës zgjedhore, akuzoi Partinë Socialiste dhe atë Demokratike se me periudhën e re zgjedhore 15 prill-15 maj dhe 15 tetor-15 nëntor, i mbyllet dera diasporës.

Ajo tha në përfundim të mbledhjes se dakordësia u arrit për çështje pa rëndësi, ku citoi fashën zgjedhore, që sipas saj tregojnë tiparet atmosferike ku duhet më mirë koha pa temperaturë apo.

“Nëse ne ndryshojmë fashat orare, i mbyllim derën diasporës, këta nuk i japin të drejtë për të votuar, por i heqin edhe fashën. I mbyllim dy herë derën diasporës. Unë shpreha rezervat e mi”, u shpreh Hadajri.

Lidhur me financimin e partive, shtoi se PS dhe PD kanë rënë dakord që buxheti të dyfishohet, duke ngritur shqetësimin se paratë vijnë nga taksapaguesit shqiptarë.

“Ti rrimë larg këtyre ideve dhe pazareve dhe interesave të ngushta, ose të japim ndryshimit të sistemit, ose shqiptarët të zgjedhin me referendum nëse e duan ndryshimin e sistemit”, deklaroi Hajdari. /a.y/noa.al

“Zgjedhorja”, Bylykbashi: Problem krimi zgjedhor. Vasili: Dakordësi për kuotën gjinore

“Reforma, Gjiknuri: Shkurtohet periudha zgjedhore, dakordësi për kuotën gjinore dhe financim miks