Transmetuar më 26-05-2020, 15:44

Meghan Markle dhe princi Harry i Anglisë, e kanë nisur jetën më së miri larg familjes mbretërore. Pasi u transferuan në California, bashkë me vogëlushin Archie, çifti ka arritur që të sistemohet dhe të ketë një jetë ëndrrash.

Për këtë janë kujdesur dy miq të tyre Vip. Vila luksoze ku po jetojnë Meghan dhe Harry, në Beverly Hills, është në pronësi të Tyler Perry, aktor dhe komik i famshëm në SHBA.

Vlera e saj vërtitet rreth 18 milionë sterlina, ose rreth 16.5 milionë euro dhe ndonëse çifti e ka marrë me qira, po paguajnë një shumë jo indiferente.

Por ata kanë përfituar ulje, prej një mikeje të përbashkët të Meghan dhe Tyler.

Bëhet fjalë për prezantuesen e njohur televizive Oprah Winfrey, e cila ka ndërhyrë për të ndihmuar çiftin.

Pavarësisht mungesës së famës jashtë SHBA, Tyler Perrry, është ndër 10 personazhet më të pasur prej së paku një dekade në vendin e tij.

Nga 30 mijë dollarë që është qiraja mujore, me ndërhyrjen e Oprah, Tyler ka bërë një ulje të ndjeshme, raportojnë mediat amerikane. /a.y/noa.al